Darkë romantike në “Soho House” të Los Angeles për çiftin më të përfolur të verës: Robert Pattinson e Kristen Stewart, “vampirët e dashuruar”, të cilët u përfshinë në një skandal. Tradhtia e së fejuarës kishte detyruar ‘Edward’ të linte ‘Bella’ megjithëse vazhdonte ta donte. E dashuronte aq shumë sa pas lutjeve, kërkesave për falje nga ana e saj, Robert ka pranuar të ketë sërish në krahë.


Çifti, përfundimisht i pajtuar, ka shijuar një darkë në West Hollywood në shoqërinë e disa miqve dhe gjatë gjithë kohës kanë shtrënguar duart e njëri-tjetrit.


Një dëshmitarë ka treguar se: “Rob dhe Kristen dukeshin si çift i vërtetë, buzëqeshnin, kapnin duart e njëri-tjetrit. Tamam si në kohët e vjetra”. Rob dhe Kristen kanë qenë të veshur sportiv. Kanë bërë shaka dhe qeshur me miqtë e tyre dhe kanë qëndruar deri vonë në restorant.


3 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)