Çifti i “vampirëve” të Twilight ka vendosur të bashkëjetojë
Robert Pattinson e Kristen Stewart, aktorët protagonistë të sagës “Twilight”, mund të martohen së shpejti. Çifti, i cili në fiction është martuar në pjesën e fundit të sagës “Breaking Dawn”, sapo është fejuar dhe po mendojnë për të organizuar ceremoninë e dasmës. Kohët e fundit
Pattinson është shprehur i bezdisur nga thashethemet e fundit për martesën e tyre, por as e ka përgënjeshtruar as konfirmuar një fakt të tillë: “Askush nuk e di se çfarë është e vërtetë e çfarë jo”.
Megjithatë një gjë është e sigurt. Pas dy vjet njohjeje dy “vampirët” e Twilight kanë vendosur të jetojnë bashkë. Lajmi është botuar në “HollywoodLife”, që i referohet një burimi shumë pranë çiftit.
Sipas të njëjti burim mësohet se dy aktorët kanë vendosur të bashkëjetojnë në një shtëpi të bukur në Los Angeles.
24 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)