Roela dhe Vedati, çifti që u njoh dhe u dashurua në “Për’puthen” kanë zbuluar se së shpejti do bëhen prindër për herë të parë.

Ish-konkurrentët e emisionit të dashurisë ishin dje të ftuar në ‘Vajzë apo Djalë’ me Sara Gjordenin, ku dhanë lajmin e bukur për fansat e tyre. Por jo vetëm kaq pasi zbuluan nëse do të bëhen prindër të një vajze apo djali.

View this post on Instagram

A post shared by E Diell ☀️ (@ediell_topchannel)

Të rrethuar nga atmosfera magjike dhe dekorimet “boy or girl?”, Roela dhe Vedati shfaqën emocionet e tyre në pritje të përgjigjes së madhe.

Në një moment të ngarkuar me emocione, u bë e ditur gjinia e foshnjës që ata po presin, një lajm që ngjalli entuziazëm jo vetëm te prindërit e ardhshëm, por edhe te publiku dhe ndjekësit në rrjetet sociale.

Roela është në pritje të ëmbël të një vajze, e ajo u emocionua shumë sa nuk i mbajti dot lotët.

Po ashtu, surprizë ishte edhe momenti kur Vedati i propozoi për martesë Roelës në studion e emisionit “Vajzë apo Djalë”.

View this post on Instagram

A post shared by E Diell ☀️ (@ediell_topchannel)