Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Lorna, ka bërë një reagim në rrjetet sociale, disa ditë pasi ka lënë shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ajo ka sqaruar rreth fjalës ‘sugar daddy’ që Rogerti i është drejtuar Selin gjatë një debati mbrëmjen e djeshme.

Sipas banorit, këtë fjalë ia ka thënë Lorna e para banores, por Selin i është kundërpërgjigjur duke i thënë se ajo i drejtohej me ‘sugar baby’.

Ndërkohë në postimin e saj, Lorna shprehet se, megjithëse kanë kaluar ditë nga largimi i saj nga gara, “hija” e saj vazhdon ende të jetë prezente në diskutimet brenda dhe jashtë shtëpisë, çka sipas saj, tregon se emri i saj vazhdon të jetë pjesë e bisedave të banorëve.

 “Nuk e kam përmendur kurrë fjalën ‘sugar daddy’ askund”, shkruan Lorna, duke mohuar kategorikisht akuzat dhe interpretimet që janë bërë në publik, si dhe duke theksuar se disa prej deklaratave i janë atribuar gabimisht.

Në mesazhin e saj, ajo i drejtohet drejtpërdrejt edhe disa prej banorëve aktualë, si Selin, Stelina, Kristi, Miri dhe Rogert, duke nënvizuar se, pavarësisht se ajo nuk është më pjesë e lojës, emri i saj vazhdon të përmendet.

“Jam jashtë, por me sa duket jo për ju”, shprehet Lorna, duke lënë të kuptohet se ende mbetet një temë diskutimi dhe se prania e saj ndihet edhe pas daljes nga shtëpia.