I ftuar në emisionin “Top Fare” me Anxhelo Shkrelin dhe Julian Hurdha këtë javë ka qenë Alessio Aliaj. Ish-banori i Big Brother VIP 5 ka zbuluar më shumë detaje nga eksperienca e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe është ndalur edhe tek raporti me banorët e tjerë.

Kur u pyet nga Anxhelo se pse sipas tij Rogerti nuk e fitoi çmimin e madh, Alessio u përgjigj duke thënë:

Unë kam qenë dhe jam po me të njëjtin mendim që Rogerti ka një zemër shumë të mirë. Ai ishte si një aktor që bën një film ku ka aktorë që kanë rolin pozitiv dhe atë negativ. Rogerti luajti strategjinë e lojës së tij, unë prapë e mendoj se ai Big Brother pa Rogertin nuk do të ishte si më parë, Rogerti ishte loja, të gjithë banorët kanë mendime të ndryshme për të, unë kam respekt prandaj dhe shkova e përqafova. Rogerti e ka zemrën flori dha show dhe bravo i qoftë, respekt për atë që ka bërë.