Tea Dupi ka qenë sot në një lidhje telefonike me “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka komentuar banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Duke komentuar dasmën që u organizua mbrëmë, Tea u shpreh se Selin nuk ka ndjenja për Mirin. Sipas saj, banori duhet t’a falenderojë atë që u tërhoq  dhe po luan me Gimbon.

Pjesë nga intervista:

Kë sheh ajo banor të fortë?

Selin, Stenaldo, Mateo më pëlqejnë, janë edhe lojtarë edhe njerëz. Unë do doja ta fitonte Stenaldo, nuk është viktimizuar, ka argument.

Po Rogertin e sheh ajo në finale?

Ai ka shanse dhe të fitojë, do ta justifikojë që isha në lojë, ka luajtur egër, por lojë. Ka shumë si Rogerti në jetën reale!