Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Ilir Vrenozi, ka qenë sot i ftuar në emisionin “Breaking” me Dafina Hysa. Ai ka komentuar ngjarjet më të fundit të ndodhura brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Në një moment gjatë intervistës, Iliri i ka habitur të gjithë kur është shprehur se këtë edicion të pestë të reality show-t mund t’a fitojë Rogert Sterkaj.

Iliri shprehet se ai është më i drejti, madje më i drejtë se Brikena Selmani. Vrenozi shprehet se është zhgënjyer nga banorja dhe shkak është bërë një bisedë e saj me Mateo Borrin, kur po flisnin për ish-banorët që donin të ftonin në dasmën e tyre që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme.

Brikena tha emrin e Kristi Lamajt të parin si ish-banorë që donte të ftonte në dasmë, ndërkohë Mateo përmendi edhe emrin e Ilirit.

“Rogerti mund të fitojë. Është i drejtë ai. Më i drejtë se Brikena. Ai mund të fitojë. Jam zhgënjyer nga Brikena”, u shpreh ish-banori i BBV 5.