Egla Ceno, fituesja e “Big Brother Vip” 3 ka komentuar sot në “Shqipëria Live” zhvillimet në shtëpinë e BBV. Teksa komentoi “përplasjen” mes Rogertit dhe Kristit, me këtë të fundit që i ka hedhur ujë në fytyrë, Egla e cilësoi si të dhunshme. Ajo tha se nuk ka lidhje me përplasjen e saj me Meritonin, pasi në atë rast ishte reagim “zonje”.
Më tej, ajo thasë Rogerti është i vetmi që po luan fort por ama nuk i pëlqen loja e tij. Egla shprehu simpati për Brikenën, të cilën e cilësoi “burrneshë”. Ndërkohë thasë Selin është “Helena e Trojës” pasi po kalon në një anë nga raporti me Mirin, e nga tjetra me Gimbon.
“Viktimizimi është lojë shumë e njohur në shtëpinë e BBV. Kjo video më tingëllon shumë e egër, shumë fizike dhe e dhunshme. Rogerti po e ekzagjeron pak por mos harroni që aty brenda ndjenjat, përjetimet ndryshojnë dhe gjërat zmadhohen sipas rastit. Për mua aty brenda vetëm Rogerti po luan fort. Por mua nuk më duhet korrekte, nuk është në gustot e mija. Ai ka hyrë me dy shpata në dorë dhe po bën ‘Robin Hudin’ në aspektin pezhorativ.
A ka lidhje me situatën time me Meritonin? Ne sot kemi miqësi dhe respekt për njëri-tjetrin, jemi takuar dhe bëjmë humor me këtë skenë. Unë kur ka ndodhur ajo ngjarje, jam ngritur si zonjë, pas një presioni kronik kur u kalua limit dhe erdhi ai reagim. Nuk do e quaj i shkëlqyer por do e quaja normal, reagim zonjash, jo si ky që po shoh tani.
Më ka pëlqyer Brikena por teksa zhvillohet loja, po nxjerr një aspekt tjetër. Do i thosha që të mos hedhë ganxhat tek asnjë mashkull aty rrotull sepse është e fortë vetë. Është burrneshë dhe dua të vazhdojë kështu. Duhet të jetë vetëm që të jesh i fortë prej vërteti.
Miri dhe Selin po luajnë por e pa kalëruar mirë. Selin është si më e vetëdijshme, por ama është bërë is Helena e Trojës, sa andej këtej. Mund të ishte interesante po të theksohej raporti që Miri dhe Selin kanë me njëri-tjetrin por ata nuk e bëjnë këtë. Megjithatë, nuk besoj se kanë interesa dashurore. Këtë sezon nuk shoh asnjë interes dashuror tek asnjë banor aty brenda.”– tha ajo.



