Një ditë më parë Armir Shahini theu kutinë e emergjencës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.
Brenda zarfit të kuq shkruhej se ai kishte të drejtë të ftonte një mik. Miri kishte ftuar Alban Kondin, i cili shkoi mbrëmë për një vizitë të shkurtër.
Tre finalistët e tjerë, Selin, Mateo dhe Rogerti, e pritën mjaft mirë atë.
Për disa minuta ata bënë muhabet dhe batuta me njëri-tjetrin.
Ndërkohë kur po largohej, ai u takua me të gjithë.
Familjarët e Rogertit kanë reaguar përmes një postimi në “Instastory”, duke komentuar pikërisht mënyrën se si Albani takoi banorin në krahasim me Selin dhe Mateon.
Sipas tyre, ai i dha Rogertit një përqafim vëllazëror, duke treguat se raporti i tyre mbetet i pathyeshëm.
Sipas familjarëve, Rogerti po e sulmon Mirin jo nga urrejtja, por për ta faktorizuar në sy të publikut.
Ata shtojnë se miqësia reale qëndron mbi çdo dinamikë loje.

“Në një ambient ku tensionet janë në kulm, ky takim mes Albanit dhe Rogertit thotë më shumë se një mijë fjalë. Ndërkohë që Albani u mjaftua me një shtrëngim duarsh me të tjerët, për Rogertin pati një përqafim vëllazëror, duke treguar se raporti i tyre mbetet i pathyeshëm.

Ne si familjarë të Rogertit jemi të bindur që Rogerti po e sulmon Mirin jo nga urrejtja, por për ta faktorizuar dhe ngritur atë në sy të publikut.

Kjo video tregon qartë se miqësia reale qëndron mbi çdo dinamikë loje. Edhe pse jashtë po ziejnë komentet ndaj Rogertit për shkak të “sulmeve” të tij ndaj Mirit, ky takim me Albanin vërteton se gjithçka që po shohim në ekran është pjesë e një strategjie të mirë menduar”, shkruajnë familjarët e Rogertit në postimin në “Instastory”.

Screenshot