Shtëpia më e famshme në Shqipëri Big Brother Vip Albania, ka tërhequr vëmendjen e publikut me dinamikat e forta mes banorëve konkurrentë.
Së fundmi banori më i ri Rogerti ka hyrë me “vrull” të madh duke shkaktuar trazira të forta mes banorëve. Ndër to një debat i fortë edhe me Selin, u bë viral pasi banori u shpreh se nëse do ta kishte motrën e tij nuk do ta pranonte në shtëpi për shkak të sjelljes dhe afërsisë me Mirin.
I ftuar në “Breaking me Dafina Hysa” në Top News ishte kushëriri i banorit Justin Prendi. Ai komentoi lojën e Rogertit duke u shprehur se banori nuk i pranon lidhjet në formate të tilla dhe se nuk do ta bënte kurrë.
” E ka me shaka jo me tendencë. Mund të ketë miqëqi por është filozof dhe ka qef ti ngacmojë se do ti njohë më të keqen të kontrollojë karakterin. Nuk besoj se merr zarf të zi se si ka kaluar vijën e kuqe, edhe kur i kanë kaluar të tjerë që i përmendin nënën, bullizim total. Nuk ka përmendur njerëz jashtë ai dhe Selinit tha nëse do isha vëllai jot s’do të fusja në shtëpi, e keni keqkuptu. Kanë dalë të fortë aty brenda që e kanë sharë me nënë, i kanë përmendur nënën Rogerti s’do tu lidhte kurrë brenda shtëpisë! Kur ai s’e pranon as si motër Selinën në shtëpi… për t’u lidhur, jo e jo. Ai nuk i pranon dot këto gjëra!” tha Justin.
