Kandidati francez i ekstremit të djathtë Jordan Bardella është në një lidhje dashurie me princeshën italiane Maria-Caroline, sipas revistës Paris Match, e cila publikoi foto të çiftit gjatë pushimeve të tyre të fundit në Korsikë.
Nën titullin “romanca që askush nuk e priste”, revista franceze duket se konfirmon thashethemet për një marrëdhënie mes Bardellës dhe Maria-Caroline, të cilat kishin nisur të qarkullonin që pas paraqitjes së tyre së bashku në Paris për 200-vjetorin e gazetës Le Figaro.
Sipas artikullit, çifti përfaqëson një kontrast të fortë social dhe kulturor, nga njëra anë një politikan që vjen nga një familje e thjeshtë punëtore dhe nga ana tjetër një princeshë me prejardhje aristokratike, e rritur mes Parisit, Romës dhe Monakos. Revista thekson gjithashtu se ata dyshohet se janë takuar për herë të parë në Monako gjatë Çmimit të Madh të Formula 1 vitin e kaluar.
Jordan Bardella më herët ka deklaruar se jeta e tij private mbetet “hapësira e tij e fundit e lirisë”, duke shmangur komentet për raportet mbi marrëdhënien e tij. Pas publikimit të lajmit, analistët politikë kanë theksuar se ky zhvillim mund të ndikojë edhe në imazhin e tij gjatë fushatës zgjedhore.
Maria-Caroline është vajza 22-vjeçare e Princit Carlo dhe pjesë e familjes së Burbonëve-Two Sicilies, një dinasti historike që sundonte Italinë jugore në shekullin XIX. Ajo është gjithashtu e njohur për aktivitetet e saj kulturore dhe bamirëse, si dhe për praninë e saj në rrjetet sociale.
