BB VIP – Donaldi është surprizuar në mënyrën më të bukur nga vëllai i tij binjak, Romeo. Ky i fundit është shfaqur me parashutë mbi shtëpinë më të famshme në Shqipëri, teksa ka thirrur disa herë emrin e vëllait.

“Demi i vëllait, të do vëllai”, ka thënë Romeo.

Aktori i njohur i humorit është shfaqur i prekur nga surpriza dhe është përlotur. Ndërkohë pranë tij kanë qëndruar Semi dhe Kledi.