Ditën e djeshme, Ronaldo Sharka nuk e kaloi dot sfidën e lundrimit në pishinë, pasi u rrëzua. E si pasojë ai nuk kishte të drejtë që të shikonte “Big Brother Portokalli”.

Gjatë mbrëmjes, Ronaldo e ka përsëritur edhe një herë tjetër këtë provë me Luiz Ejllin, por sërish pa sukses.

Sharka është rrëzuar në pishinë, duke shkaktuar të qeshura te të gjithë banorët.