Cristiano Ronaldo ka zbuluar emrin e vet në aeroportin e Madeiras, bashkë me një bust të krijuar në nder të tij.

Ylli i Realit të Madridit ka mbërritur në vendlindje, ku për nder të tij aeroporti i Madeiras është quajtur aeroporti Christiano Ronaldo.

Në një ceremoni të zhvilluar mëngjesin e djeshëm në këtë aeroport, ylli portugez është nderuar nga autoritet vendase edhe me një bust, që për hir të së vërtetës nuk ngjante shumë me futbollistin.

29 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)