Episodi i djeshëm i “Kepi i Vipave” ka sjellë mjaft të papritura, zënka dhe shumë lot.

Një ndër rrëfimet më të ndjera në këtë episod ka qënë nga gazetari, Ronaldo Sharka, për të cilin askush nuk kanë mundur të mbajë lotët.

Teksa ka qënë së bashku me Jorin dhe Kejsin, Ronaldo ka nisur të flasë për familjen e tij, duke treguar për nënën e tij, e cila tashmë jeton në Itali, që pas humbjes së babait.

Sharka ka treguar momentet më të vështira që ka përjetuar pas daljes nga shtëpia e Big Brother, ku mësoi se fatkeqsisht babait i ishte rikthyer sërish sëmundja.

Pavarësisht se gjatë ditës ai mundohet ta shkëpusë mendjen, duke u marrë me aktivite dhe punë, Ronaldo ka treguar që momenti më i vështirë për të është kur bie të fle.

Të flas për babain është një nga momentet e mia më të vështira gjatë kësaj periudhe

Periudha mbas Bigut për mua ka qënë më e vështira. Hyra pa kokerr leku në Big Brother, pa punë, pa makinë, pa asgjë, me shpresën që do më ndryshonte jeta dhe më ka ndryshuar“, tregon ndër të tjera autori i disa programve televezive.

U mbylla në shtëpi, nuk doja të dilja dhe marr vesh që babit i ishte rikthyer sëmundja edhe pse e kuptova kur babi hyri në Big Brother por unë nuk doja të përballesha me asnjë nga këto faktet. Ka qënë luftë, ka qënë traumë pasi këto operacione janë shumë të kushtueshme“.

Ronaldo ka treguar mes lotësh se momentin që nuk do e harrojë kurrë në jetën e tij është kur babai, i cili ishte në orët e fundit të jetës së tij, e pyet nëse i kishte siguruar lekët për operacionin.

E donte shumë jetën“, shton Ronaldo.

Ai ka përfunduar rrëfimin e tij duke thënë: “Eshtë një shprehje që thotë se me kohën dhimbja sfumohet por malli vetëm se shtohet dhe mua më ka marrë tmerrsisht malli ta përqafoj, ta puth, ta prek, t’i marr erë”.