Ronaldo Sharka është shndërruar padiskutim në një ndër personazhet më të komentuar të këtij sezoni të “Dancing With the Stars”.

Mbrëmjen e parë, ai surprizoi publikun teksa duke kërcyer, shkoi dhe puthin dorën e Olta Gixharit. Në natën e dytë të spektaklit, ai me shaka shprehu se ishte bërë biond pasi ishte frymëzuar nga Ilir Shaqiri. Ndërsa javën e kaluar, ai debatoi ashpër për Oltën, duke e akuzuar atë për bullizmi. Dhe nisur nga këto ngjarje të krijuara, javë pas javë, Ronaldo ka arritur të krijojë zhurmë në media dhe sigurisht duhet thënë që performancat e tij janë komentuar mjaft pozitivisht.

Vetëm pak orë para fillimit të spektaklit, moderatori i njohur, ka kërkuar ndihmën e publikut për këtë javë, që është tepër e rëndësishme për të, siç vet ai shprehet.


Sharka ka bërë një postim në profilin e tij të Instagramit, në InstaStory, ku shkruan:

“Miq, këto javë për mua dhe Frenkin kanë qënë shumë të rëndësishme, por mendojmë dhe besojmë, dhe me mbeshtetjen që ju na keni dhënë, që ky është vetëm fillimi i këtij rrugëtimi. Unë jam mahnitur, e ju më keni surprizuar sërish (madje më shumë). Që me nisjen e DWTS, nuk ka vend në Tiranë dhe jashtë Tirane, që të më shohin njerëz e të mos më ndalojnë, komplimentojnë, madje ka gra në moshë që më puthin dhe duart, për mirësinë e pozitivitetin që shohin tek unë teksa jam në ekran (ndër të tjera). Përveç rrjeteve sociale, kontakti që unë kam çdo ditë me ju dhe dashurinë që marr çdo ditë e më shumë nga ju, më ka motivuar mua dhe Frenkin të vazhdojmë më të fortë në këtë kompeticion kërcimi, i ndërthurur me nota spektakli e emocione të vërteta”

“E di që jeni pafund që dëshironi të më shihni në finale, dhe ju e dini që me votën tuaj keni mundësi të më dërgoni, sepse vota juaj vlen po aq sa pikët e jurisë. Ndaj sonte, në momentin e hapjes se televionimit gjate LIVE-it, mos harroni të tregoni mbështetjen duke votuar VIP 9 në numrin 56666 dhe 55099 për ju që jetoni në Kosovë! Dashurinë dhe mbështetjen që ju ma jepni, duam t’ju a shpërblejmë, si une dhe Frenki! Ju dua, e ju perqafoj fort. #DrejtFinales”.