Kepi i VIP-ave” do të jetë emisioni veror që premton të mbajë mbërthyer publikun pas ekranit të Top Channel. Disa nga personazhet e njohur të spektaklit, përfshirë ish-konkurrentë të “Big Brother VIP” dhe “Për’puthen” do të qëndrojnë në një nga vilat më luksoze në Bodrum të Turqisë.

Moderatore e këtij programi do jetë Kiara Tito e cila është zhvendosur në Turqi me stafin. Autore e programit është Olsa Muhameti e cila në një intervistë për “Shqipëria Live” ka zbuluiar disa detaje nga emisioni.

“Është Ronaldo Sharka, është një personazh fantastik, po e shijon shumë, ka shumë batuta, edhe situata të ndjeshme. Do ketë festa dhe sfida shumë interesante. Do i shohim në të gjitha dimensionet Bëhet pa rregulla, shohim se çfarë gjeneron bashkëjetesa e tyre”, tha autorja e programit.