Gazetarja e njohur, Zhaklina Gjolla, ishte mbrëmë e ftuar në “Top Arena”, ku iu përgjigj pyetjeve pikante të moderatores Alesia Bami.

Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP 2” u shpreh se Roza Lati ka kopjuar strategjinë e saj në “Big Brother VIP 3”. Ndërkohë që injoroi Olta Gixharin, e cila së fundmi është bërë nënë për herë të dytë dhe uroi vetëm motrën e aktores, Gerta Gixharin.

Pjesë nga intervista:

Alesia Bami:E vërtetë që Roza Lati të ka kopjuar, duke përdorur strategjinë tënde në “Big Brother VIP”?

Zhaklina Gjolla: Po, e vërtetë!

Alesia Bami: A është e vërtetë qe ke uruar vetëm Gerta Gixharin që është bërë teze dhe jo Olta Gixharin që është bërë nënë?

Zhaklina Gjolla: Gerta Gixhari është bërë teze? Gjej momentin ta uroj tani, me jetë të gjatë bebit.