Mëngjesin e sotëm e ftuar në studion e “Wake Up”, ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Valbona Mhilli. Ajo ka komentuar mbi ndodhitë e fundit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, si dhe mendimin e saj për finalistët e këtij edicioni…

Pjesë nga intervista:

Në një përballje mes Eglit dhe Laertit, ky i fundit u zgjodh nga publiku si finalisti i dytë, a e meritonte sipas teje?

Nëse kthehemi në ditët që kemi lënë pas, nuk është ai Laerti që kam lënë, ka ndryshuar sjelljen dhe gjuhën ndaj banorëve, në debatin që pamë me Gjestin, ku i përmend shkollën, i ka thënë majmun, kamikaz. Nuk ka mbajtur atë sjelljen e tij, kortezinë që kishte në fillim. Në të gjitha prime-t mundohet t’i sheshojë gjërat, siç bënte dhe me Gertën. Mbetet besëprerë, e gëzon këtë titull me një respekt shumë të madh. E kam akuzuar që është lojtar dy në një me Rozanën. Edhe kur jam pyetur për këtë nga Ledioni, kam thënë që duket e pamundur, por e vërtetë për mua. Kanë ndihmuar njëri-tjetrin që në fillim. Rozana zgjodhi Laertin me Eglin. Nëse Laerti e ndien veten të fortë, mund ta kishte çuar Laertin me Gjestin.