Në një bisedë emocionale me Rozanën, Livia ka treguar historinë e trishtë të prindërve të saj.
Livia:
Sa i takon pjesës së babit, mendoj që ai nuk do vijë kurrë para meje sepse nuk ka çfarë të më thotë. Mami im më thotë gjithmonë që shpirti i një prindi e di se çfarë do të thotë të mos shohësh e të mos kesh afër fëmijën tënd. Unë i ngjaj shumë babit, më thotë gjithmonë mami.
Rozana:
Ke kureshtje ta takosh?
Livia:
Kam, pse jo. Unë jam mikpritëse, nuk kam inate dhe hatërmbetje. Kam kureshtje ta njoh. Ka njerëz që nuk duan t’i shikojnë, kam kureshtje pozitive. Kam dy halla po edhe ato kam shumë vite që nuk i takoj.