Mbrëmjen e djeshme Rozana e ka pyetur Eglin se si do ia bëjë kur të dalë nga shtëpia, a do të shkojë të bashkëjetojë në Kosovë me Gjestin dhe banorja duket se nuk e ka pëlqyer aspak si pyetje. Teksa po qëndronte me Gjestin ajo u shpreh se:
Ajo pyetja që bëri qëparë Rozana m’u duk pak presionuese sepse as unë nuk e mendoj farë bashkëjetesën me ty. Unë edhe kur të thash a do vish të jetosh këtu e thashë me shaka. Unë e di që ti mundesh të vish sa herë të duash, edhe nëse jemi bashkë je i lirë të jetosh ku të duash ti. Nuk kemi pse dalim nga këtu e të bashkëjetojmë. Unë nuk dua të bashkëjetojë kaq shpejt. Përse duhet të shpërngulet ndonjëri nga ne? Nuk më pëlqeu që tha po të vi Egli në Prishtinë të bashkëjetojë, unë nuk vi dhe as nuk e di të ardhmen tonë. Ndoshta ne nuk vazhdojmë dhe fare, nuk ka më puls jashtë.