Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Valbona Mhilli, ka qenë sot e ftuar në studion e “Wake Up”. Ajo ka komentuar rreth ngjarjeve të fundit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

E pyetur nëse ka pasur ndjenja të vërteta karshi Laert Vasilit, Valbona u përgjigj se e ka pasur xhan dhe ka pasur simapti për të. Ajo shtoi se kur Rozana Radi fliste për të, ai heshte.

Sipas gazetares, Rozana është dinake dhe manipuluese. Ajo shtoi se këngëtarja dhe aktori kuptoheshin me sy.

“Për Laertin kam pasur ndjenja të pastra dhe të sinqerta. E kam pasur shumë xhan, kam pasur simpati. Kam kohë që e kam harruar se çfarë është dashuria. E kam bërë shpesh këtë analizë aty brenda. Laerti ka aktruar dhe vazhdon të aktrojë. Nëse do kisha një mashkull që më tregojë me gjeste ndjenjat, do ishte ndryshe. Këtë nuk e merrja nga Laerti. Më shprehej me fjalë, pastaj kisha Rozanën që thoshte që e ka zemrën e zënë, e bënte Laertin të stepej, më thoshte historitë e Laertit nga jashtë. Kur flet Rozana Radi, Laert Vasili hesht. Rozana është dinake, manipuluese. Ata kuptoheshin me sy, argumentet ishin të paramenduara, asgjë nuk ka ndodhur rastësisht”, tha ish-banorja e “Big Brother VIP 4.