Gerta dhe Livia kanë patur një bisedë të qetë me njëra-tjetrën në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Banorja po i drejtonte flokët gazetares dhe pranë tyre ishte edhe Loredana.

Sipas Livias, Gerta e këshillon dhe e mëson Loredanën se çfarë të flasë. Banorja u shpreh se e ka këshilluar vetëm në lidhje me Jozin.

“E kam mësuar vetëm në lidhje me Jozin, nuk e kam mësuar, e kam këshilluar, se ajo bën vet”, tha Gerta.

Pjesë nga biseda:

Gerta: Loredana ka qarë dje gjithë ditën. Më erdhi inat kur tha Rozana ashtu, që tha i vajte Loredanës për t’a mësuar se ça të bënte

Livia: Ti e mëson pak Loredanën

Gerta: Po ça i thashë unë dje Loredanës që e mësova. Ishte te krevati dhe po qante

Livia: Dje i je afruar për t’i qëndruar afër

Gerta: E kam mësuar vetëm në lidhje me Jozin, nuk e kam mësuar, e kam këshilluar, se ajo bën vet

Livia: Ke folur edhe në emër të Loredanës

Gjatë kësaj bisede në sfond ishte edhe zëri i Valbonës që bërtiste në një dhomë tjetër të shtëpisë dhe dy banoret po komentonin situatën.

Livia duke qeshur i thotë Gertës se po e mban gjatë aty që të humbasë këtë moment. Ndërkohë po duke qeshur, Gerta i përgjigjet:

“O e poshtër. Po të ishe me mua ti do nxirrje më të mirën në këtë lojë, po ti nuk je. Rozana është negative. E di se do e mbrosh se ke ngritur flamurin dhe të vjen turp tani ta kthesh gjënë pas”.