Nëse një mik apo një mikeshë do t’u kërkonte 5 mijë euro borxh, a do t’i jepnit?

Kjo ishte një lojë që Rozana Radi i bëri në telefon këngëtares së njohur Irini Qirjako. Teksa ishte live në emisionin “Goca dhe Gra” ajo e mori në telefon këngëtaren dhe i kërkoi 5 mijë euro borxh.

Përgjigjja e saj ishte epike…

Rozana: Doja 5 mijë euro borxh

Irini: Shumë po kërkon moj vajzë

Rozana: Më jep 3 po s’pate

Irini: Dëgjo, unë sa restaurova shpinë e plazhit, kam rregulluar shpinë për qefin tim dhe i ka zbrazur të gjitha paratë aty

Pas këtij komunikimi Rozana ka shpërthyer në të qeshura, e më pas i ka thënë se ishte një shaka live në emision.