Në një bisedë të ngrohtë mes Klajdit dhe Rozanës, të izoluar në “shpellë” prej sjelljeve të tyre të pahijshme, Rozana ka shpjeguar arsyet që qëndrojnë pas zgjedhjes së saj për të shpëtuar Livian mbi Eglin në zinxhirin që mendohej se do të ishte për nominim.

Ajo zbuloi se ka një lidhje më të ngrohtë dhe më të përzemërt me Livian, duke shtuar dhe fjalët që banorët kanë aluduar rreth marrëdhënies së tyre, e nëse do të vepronte ndryshe do të dukej si hipokrite.

Por e pyetur nga Klajdi nëse dhe Gjestin e kishte xhan, atëherë pse nuk e zgjodhi. Rozi ka shprehur se nëse do të kishte kërkuar shpëtimin e Gjestit, ai do të kishte zgjedhur Eglin.

Duke thënë se nuk e dinte për Eglin, nuk ishte e qartë nëse do të shpëtonte Livian apo Valbonën, pasi me Valbonën kishte një lidhje më të ngushtë dhe ishte më afër ditët e fundit, ndërsa me Livian kishin kaluar një debat më parë.

Kjo bisedë zbuloi disa nga mendimet e ndjenjat e vërteta të banores si dhe një pjesë të strategjisë së saj në lojë.