Më 30 shtator do të nisë sezoni i ri i emisionit “Goca dhe Gra” në Top Channel. Ky talk show bën bashkë një panel me disa moderatorë dhe të ftuara njëherazi. Aty ku trajtohen tema të mprehta dhe çështje të përditshme nga një këndvështrim ndryshe.
Teksa sezonin e shkuar kemi parë pjesë të programit Kleoniki Delijorgji, Gerta Gixhari, Rudina Dembacaj, Loredana Brati dhe Egla Ceno, kush do të jenë moderatoret këtë sezon të ri?
Madje këtë pyetje kanë bërë për publikun edhe në faqen zyrtare të “Goca dhe Gra” në “Instagram”, ku paralajmërojnë për një ‘kapitull të jashtëzakonshëm’:
“Kush do të jenë gocat dhe gratë këtë sezon? 👠🤫 Po vjen një kapitull i jashtëzakonshëm! #30shtator”.
Ndërkohë sipas disa thashethemesh të sjella nga moderatori i “Live From Tirana”, Ronaldo Sharka, thuhet se moderatoret e këtij sezoni do të jenë Ema Andrea, Anila Basha, Rozana Radi dhe Gerta Gixhari.
Por të vërtetën do ta zbulojmë vetëm më 30 shtator, me nisjen e programit live në ekranin e Top Channel. Mos e humbisni!