E ftuar në “Grida Duma Podcast”, Zhaklin Lekatari ka bërë një rrëfim të sinqertë dhe të papritur, duke zbuluar për herë të parë një pjesë shumë personale të jetës së saj.

Ajo tregoi se pas ndarjes nga jeta të babait, ka kaluar disa vite duke u rritur në një familje italiane, një përvojë që e përshkroi si një “gjysmë adoptimi”.

Sipas saj, kjo eksperiencë i ka dhënë një kuptim të thellë për atë që përjetojnë fëmijët që largohen nga familja biologjike për një jetë tjetër.

E kuptoj shumë mirë çfarë do të thotë të largohesh nga familja jote dhe të rritesh në një tjetër, për më shumë mundësi dhe një jetë më të mirë

-u shpreh ajo.

Zhaklin ndau gjithashtu mendimin e saj për adoptimin, duke e cilësuar si një alternativë shumë të vlefshme dhe humane. Ajo theksoi se nuk bëhet fjalë vetëm për foshnjat, por edhe për fëmijët më të rritur, të cilët shpesh përballen me më shumë vështirësi për të gjetur një familje.

Megjithatë, për momentin, ajo është e qartë në zgjedhjen e saj: nuk dëshiron të bëhet nënë.

Nuk dua ta kem këtë përgjegjësi tani, as me një fëmijë të adoptuar dhe as me timin. Ndoshta në të ardhmen mund të ndryshoj mendje

-u shpreh ajo.

Rrëfimi i saj ka prekur publikun, duke sjellë një perspektivë ndryshe mbi adoptimin dhe zgjedhjet personale, larg paragjykimeve dhe pritshmërive sociale.