
Ylli televiziv, Kourtney Kardashian, është në ditët e fundit të pritjes së saj të ëmbël. Ajo dhe Travis Barker do të bëhen prindër të një vogëlushi, të cilin po e presin me padurim por edhe me ankth të madh. Kjo sepse ditët e fundit, Kourtney-t i janë shfaqur komplikacione që kanë rrezikuar seriozisht si nënën, ashtu edhe bebin.
Për këtë arsye, Travis ka lënë në mes të gjitha aktivitetet e tij për t’i qëndruar pranë partneres. Kjo e fundit ka treguar se çfarë ka përjetuar dhe si rrezikoi të dështonte fëmijën.
View this post on Instagram
Kourtney bëri një postim në “Instagram” ku shkruante:
“Do t’u jem përgjithmonë mirënjohëse mjekëve të mi të jashtëzakonshëm që shpëtuan jetën e foshnjës sonë. I jam përjetësisht mirënjohëse bashkëshortit tim që nxitoi pranë meje nga turneu për të qenë me mua në spital dhe për t’u kujdesur për mua më pas, shkëmbi im. Dhe nënës sime, faleminderit që më mbajte dorën gjatë kësaj.
Si dikush që ka pasur tre shtatzëni vërtet të lehta në të kaluarën, nuk isha e përgatitur për frikën e nxitimit për një operacion urgjent fetal. Nuk mendoj se dikush që nuk ka kaluar një situatë të ngjashme mund ta kuptojë atë ndjenjë frike. Kam një mirëkuptim dhe respekt krejtësisht të ri për nënat që u është dashur të luftojnë për foshnjat e tyre gjatë shtatzënisë.
Lëvduar qoftë Perëndia. Të dilja nga spitali me djalin tim në bark dhe të sigurt ishte bekimi më i vërtetë. 🙏🏼🤍”- ka rrëfyer ajo.












