Ditën e sotme duket se janë ulur gjakrat në shtëpinë e BBVIP, teksa Kiara dhe Olta kanë bërë një bisedë interesante me njëra- tjetrën.
Në një moment dobësie, Kiara shihet duke iu ankuar Oltës se dy ditët e fundit është plogështuar, teksa sipas saj edhe mund të largohet fare.
Pjesë nga biseda:
Kiara: Unë këto dy ditët e fundit nuk e di ca halli kam. Rrezik nuk e kam shumë të gjatë
Olta: Pse ca ke?
Kiara: Nuk kam ndonjë gjë, mërzitem ndonjëherë
Olta: Çudi se ne nuk mërzitemi fare këtu…
Kiara: Jo ti e kalon ndryshe, duke qeshur, duke u marr me gjëra. Unë ndoshta marr shumë presione , jam shumë pesimiste.