Një zbulim i rrallë arkeologjik është bërë në Danimarkë, ku ekspertët kanë gjetur një anije luftarake të fundosur më shumë se dy shekuj më parë gjatë një beteje historike. Anija, që besohet të jetë Dannebroge, u mbyt gjatë Betejës së Kopenhagenit në vitin 1801, kur forcat britanike të udhëhequra nga Horatio Nelson përballeshin me flotën daneze.
Arkeologët detarë kanë nisur një garë me kohën për të nxjerrë dhe studiuar mbetjet, pasi zona ku ndodhet anija pritet të preket nga një projekt i madh ndërtimi që mund ta shkatërrojë atë përgjithmonë.
Nga rrënojat janë gjetur dhjetëra objekte historike, përfshirë topa, pjesë uniformash dhe madje edhe mbetje njerëzore, që pritet të hedhin dritë mbi jetën dhe betejat në det gjatë asaj periudhe. Ekspertët besojnë se ky zbulim mund të ndihmojë në rindërtimin më të saktë të historisë së betejës dhe të përvojës së marinarëve që morën pjesë në të.



