Fituesi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, Gjesti, ka marrë një vendim drastik. Ai ka fshirë të gjitha postimet në profilin e tij në “Instagram”! Ky veprim vjen vetëm pak ditë pas kurorëzimit të tij si fitues, duke ngjallur menjëherë spekulime mes fansave.

Gjesti ka publikuar një fotografi të re, ku shfaqet me një pamje krejt ndryshe dhe rruaza shumëngjyrëshe në flokë.

“Rrini gati. Epokë e re”, ka shkruar Besart Kelmendi krahas këtij imazhi që menjëherë është pëlqyer dhe komentuar nga fansat e tij.

Me këtë deklaratë misterioze, duket se Gjesti po përgatit një projekt të ri që pritet të tronditë rrjetin.

Komentet e ndjekësve kanë qenë të shumta dhe pozitive, duke përshëndetur guximin e tij për të nisur nga e para – një lëvizje që i përket vetëm atyre që nuk kanë frikë nga ndryshimi.

Tani mbetet të shihet: çfarë po planifikon Gjesti dhe a do të na surprizojë me ndonjë bashkëpunim të bujshëm?