Aktorja e famshme, Dakota Johnson, realizoi një set fotografik provokues në kuadër të një fushate reklamuese për markën Calvin Klein, duke pozuar me një stil sensual dhe pa të brendshme në disa nga fotografitë.
Në imazhet e para që janë publikuar, aktorja shfaqet topless, duke mbuluar pjesë të trupit të saj në mënyra të ndryshme. Në disa poza ajo nuk mban reçipeta apo të brendshme poshtë, ndërsa thekson linjat e trupit me poza artistike.
Në një nga fotografitë, Dakota Johnson pozon me xhinse me bel të lartë dhe pa bluzë, ndërsa në një tjetër shfaqet e veshur me reçipeta të Calvin Klein, duke mbuluar një pjesë të trupit të saj të zhveshur me një libër.
Duke folur për bashkëpunimin me revistën ELLE për këtë fushatë, Johnson u shpreh se projekti reflekton momentin aktual të jetës së saj.
“Bashkëpunimi me Calvin në këtë periudhë të jetës sime ndihet plotësisht në harmoni me atë ku ndodhem tani. Jam në një fazë të identitetit tim si grua ku ndihem e qetë dhe e përqendruar.
Kaloj shumë kohë në shtëpi dhe ndihem rehat me trupin tim. Fushata me xhinse dhe të brendshme, me një ton shumë të relaksuar dhe sensual, thjesht shpreh të vërtetën e momentit ku jam sot”, tha aktorja e famshme.
Johnson foli edhe për mënyrën se si e sheh seksualitetin të evoluojë me kalimin e moshës.
“Rrobat më seksi janë ato që të bëjnë të ndihesh mirë me trupin tënd. Kur ndihesh mirë në atë që vesh, ndryshon energjia dhe prania jote. Ndonjëherë një T-shirt i madh dhe i vjetër është gjëja më seksi në botë.
Ndonjëherë të brendshmet me dantellë mund të të bëjnë të ndihesh keq. Për mua gjithçka varet nga mënyra se si më bën të ndihem diçka”, u shpreh Dakota.











