Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, Selin Bollati, ka reaguar për herë të parë në rrjetet e saj sociale pas marrjes së çmimit.
Në postimin e saj, teksa rrëfen emocionet, ajo ka falenderuar të gjithë ata që e mbështetën në këtë rrugëtim në të cilin gjeti veten.
“120 ditët e Selin… Nuk është një postim i rëndomtë Instagrami, por një mijë emocione të mbledhura në pak fjalë mirënjohëse.
Një rrugëtim sfidues, emocionues, një përballje jo vetëm me njerëz me të cilët ndava një shtëpi, por mbi të gjitha një përballje me veten time ..

“me atë Selinin e vërtetë që qëndroi e tillë 120 ditë, 24/7.
Ky i sotmi është një falënderim special. Një falënderim zemre për të gjithë ata njerëz që më 19 dhjetor e njihnin shumë pak Selinin, e më 18 prill u dashuruan, u apasionuan dhe u bënë familja ime e dytë”.

“Publiku im, dashamirësit e mi, mbështetësit e mi pa ju, rrugëtimi im nuk do të kishte shpirt, nuk do të kishte dritë, nuk do të kishte kuptim. Nuk matet rruga me hapat qe hedh por me zemrat që prek ..
Udhëtimi im nuk ishte drejt finales, por drejt vetes, dhe ju ishit drita ime në çdo hap…“, thuhet në një pjesë të reagimit të Selin.
