E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë modelja Sara Gjoka. Ajo ka folur më shumë mbi mënyrën se si njihen sot të rinjtë, por duke zbuluar edhe disa detaje nga jeta e saj private…
E pyetur nga moderatori i njohur “ku njihen të rinjtë sot në Tiranë?”, modelja u përgjigj:
“Kohëve të fundit nga shoqëria kam dëgjuar që zgjedhin vendin se ku do shkojnë për shkak të kësaj gjëje. Duke qenë se Tirana është vend i vogël këto janë pikat kryesore… Tek Komuna e Parisit. Kisha një bisedë para ca ditësh me shoqen time, ku po komentonim një vajzë e cila kishte filluar ta frekuentonte shpesh dhe na bëri përshtypje sepse nuk e lidhte asgjë me atë zonë. Dje ajo vinte sepse kishte parë shumë djem atje, kishte dalë nami. Ishte lokal specifik. I kishte dalë me sukses. Pastaj zona rreth Arena Center, që janë disa vende specifike. Në Bllok, por Blloku është i mbivlerësuar. Rrugica e Salës ka dalë nga moda, nuk ka aty, vetëm Sali Berishën mund të takosh aty (qesh). Është zonë e populluar, por nuk është siç ka qenë. Edhe tek TEG, në qendra tregtare”.



