
Aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj, ishte e ftuar sot në programin “Në Shtëpinë Tonë”, në Top Channel.
Gjatë bisedës me moderatorët Alban Musa dhe Julka Gramo, Rudina foli për pushimet verore, marrëdhënien e ngushtë me të bijën, motrën dhe për familjen e saj të madhe.
Por jo vetëm kaq, pasi aktorja me humor zbuloi edhe arsyen e vetme për të cilën zihet me bashkëshortin e saj, Mark Frroku. Sipas saj, arsyeja është kërkesa e tij për të sjellë në jetë një fëmijë.

Ndërkohë në rrjetet e saj sociale, aktorja ka postuar një fotografi ku shfaqet me dy moderatorët e programit. Këtë foto e ka ripostuar në “Instastory” Julka, e cila fillimisht i bën disa komplimente Rudinës dhe më pas me shaka i thotë ‘se ka harruar të hedhë qokën’.

“Jam shumë e lumtur që Rudina na e zbukuroi shtëpinë sot. Është gjithnjë kaq qejf të bisedosh me të. Faleminderit dhe Rud harrove të na hidhje qokën, por s’ke faj se s’të nxorëm kafen”, ka shkruar duke qeshur moderatorja e emisionit në postimin e saj.
















