Aktori i njohur Ryan Reynolds ka rikujtuar një nga momentet më të vështira të jetës së tij, një aksident të rëndë që pësoi në moshën 18-vjeçare dhe që e la të shtruar në spital për katër javë.
Ylli i Hollywood-it tregoi se ngjarja ndodhi në vitet ’90, pasi ai kishte marrë një vendim që, sipas tij, i shpëtoi jetën. Pasi kishte konsumuar një birrë në një lokal, Reynolds vendosi të mos hipte pas timonit.
Isha 18 vjeç. Dola nga bari, shkova te makina dhe e pashë për një moment. Pastaj mendova: ‘Nuk do të ngas. Edhe nëse shtëpia është vetëm pak blloqe larg, nuk ia vlen’
-kujtoi ai.
Megjithatë, pavarësisht vendimit të tij të kujdesshëm, tragjedia nuk u shmang.
Në vend që të ngisja makinën, kalova rrugën në këmbë dhe pikërisht atëherë më goditi një shofer i dehur
-rrëfeu aktori.
Përplasja ishte aq e fortë sa Reynolds pësoi lëndime të rënda në të gjithë anën e majtë të trupit.
M’u thye çdo kockë në anën e majtë të trupit. Goditja ishte aq e fuqishme sa makina që më përplasi nuk mund të vazhdonte më të lëvizte
-tha ai.
Në një intervistë të mëparshme, aktori kishte zbuluar se pas aksidentit qëndroi pa ndjenja për disa ditë.
U zgjova tre ditë më vonë. Babai im, James Reynolds, ishte ulur pranë shtratit tim në spital me një enë për të vjella në duar. Duhet të kem vjellë ndërsa isha pa ndjenja. Asgjë nuk e tregon më mirë dashurinë sesa të kujdesesh për dikë në ato momente
-kujtoi ai me emocion.
Pavarësisht traumës së madhe, Reynolds vazhdoi për vite me radhë të realizonte vetë një pjesë të skenave fizike dhe akrobatike në filmat e tij.
Më pëlqen aspekti fizik i aktrimit. Gjithmonë kam dashur të bëj sa më shumë vetë, por kur diçka është tepër e rrezikshme, ua lë profesionistëve
-tha ai.
Megjithatë, me kalimin e viteve, aktori pranoi se trupi i tij nuk mund të përballonte më të njëjtat sfida.
Pas moshës 35-vjeçare, të hidhesha mbi beton nuk ishte më argëtuese. U bë një ferr i vërtetë
