I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” me Elona Duron ka qenë Aldo Marku. Ish-banori i cili përfundoi rrugëtimin e tij në Big Brother VIP të shtunën pas më shumë se 100 ditësh qëndrimi. Regjisori ka rrëfyer më shumë rreth eksperiencës së tij gjatë këtij rrugëtimi dhe jo vetëm…

Kur po diskutonin në lidhje me banorët se kush ishte më i zgjuari dhe më “budallai”, Aldo u shpreh:

Sa budallenj ka pasur këtë vit, për mendimin tim një ndër to ka qenë Valbona, e cila është tipik ajo e shprehjes bërtit dhe mos dëgjo pra nuk lidhje midis mendjes dhe gojës, dhe disa të tjerë…

Ndërsa i zgjuar, paçka se unë nuk e vlerësoj shumë lojën e Laertit ose më saktë nuk e vlerësoj aspak sepse nuk ka bërë gjë, ai ka qenë aktiv vetëm prej Valbonës edhe kur të tjerët i kanë rënë në qafë po prej Valbonës. Mendoj se e gjithë loja e tij varej nga historia e dashurisë që krijoi nga fillim deri në fund dhe të gjitha sulmet që ka marrë, 90% të tyre i ka marrë prej kësaj historie. Për mendimin tim përveç Gertit, sepse me Rozin çdo gjë ka qenë e stisur, loja e tyre ka qenë hajde të mbajmë publikun pezull për këtë jokoherencën tonë se sa njihemi sepse dy shokë që njihen nuk mund të kenë dy variante të ndryshme. 

Aldo shtoi gjithashtu se:

Përveç lojës, Laerti për mua është më inteligjenti aty. Më me bagazh dhe më dinaku.