Banorët kanë imituar së fundmi njëri-tjetëri brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Luizi ka zgjedhur të jetë Ronaldo, kurse Visi ka imituar Qetsorin.

Teksa të gjithë banorët ishin ulur për të parë imitimin e dyshes, ajo që bie në sy është dialekti i fortë vlonjat i Qetsorit dhe fjalët e Luizit duke përmendur gjithë kohës burrërinë.

Dyshja që po imitohej ishte aty ndërkohë që po qeshnin me imitimin e tyre, teksa nuk dihet se sa vërtetë iu ka pëlqyer.

Pjesë nga dialogu:

Luizi: Unë po të dal kokë më kokë me ty ti je jashtë

Vis Pupa: Ça thua ti ore gjigant

Luizi: Mos më fol mua ashtu me atë ton zëri. Ti je kot fare, ti s’je burrë, s’ke këllqe. Je kokrra burracakut dhe frikacakut. Të njof e di ti sa kam kaluar unë burra si ti

Vis Pupa: Ke kaluar ti?

Luizi: Po kam kaluar, e di mirë ti.

Vis Pupa: E di ça dua unë o la?

Luizi: Vazhdo, ça do bësh do më zhburrërosh? Vazhdo se shikoj një zarf të zi tek ty.