Marrëdhënia e Keijsit dhe Stelinës për shumë kohë është bërë temë bisede në shtëpinë e Big Brother Vip. Së fundmi me hyrjen e banores Ina dinamikat ndryshuan ç’ka bëri distancimin e plotë të çiftit.

Një prej banorëve, Mal, ka pyetur Keijsin për këtë lidhje duke iu drejuar me pyetje të qartë: Sa e sinqertë ka qenë lidhja jote me Stelinën?

Kësaj pyetje Keijsi iu përgjigj që para se të futej Ina ka qenë 10 por me hyrjen e saj Stelina e ka hedhur poshtë.

“Atëherë ishte 10. Kur nuk merr respektin e duhur dhe përkushtimin e dhënë dhe sheh që bëhen gabime, kur kthehesh tek e njëjta gjë, pra del te i njëjti gabim del te i njëjti përfundim nuk ia vlen të lodhesh me atë.”, u shpreh Keijsi.

Megjithatë Mal replikoi duke thënë se ai nuk ka besuar dhe nuk i janë dukur kurrë si çift i vërtetë.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)