Më datë 5 mars të 2026 u zhvillua dasma e parë e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”. Selin Bollati dhe Gëzim Blakaj ishin çifti i parë që organizuan ceremoninë traditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

E teksa kanë kaluar pesë muaj nga ajo ditë, duket se dy ish-banorët e festojnë atë datë edhe pas daljes nga shtëpia e BBV 5.

Fituesja e edicionit të pestë të reality show-t ka publikuar një ditë më parë disa mesazhe të shkëmbyera me partnerin e saj.

Kur Selin e pyet Gimbon se ‘sa është data sot?’, ai i përgjigjet shkurt: “5”.

Balerina e postoi këtë bisedë në “Instastory” dhe krahas shkruan:

“Kush do t’i tregojë?”.

Më vonë DJ i shkruan se e kuptoi se cila ishte arsyeja e pyetjes së saj.

Më pas Gimbo i shkruan:

“Ti domethënë në story aty menjëherë”.

Ndërkohë kujtojmë se gjatë një interviste për “Pushime On Top”, duke folur për lidhjen me Gimbon, Selin u shpreh:

“Nuk e kemi parë asnjëherë marrëdhënien tonë si dy të dashur në kuptimin klasik. Kemi krijuar një raport shumë të shëndetshëm dhe këtë e kemi thënë edhe më parë, edhe pse shpesh është keqkuptuar nga publiku”.

Ajo shtoi se mënyra si e kanë ndërtuar lidhjen i veçon nga shumica e bashkëmoshatarëve të tyre.