Sopranoja e njohur, Inva Mula, ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa fotografi me dy fëmijët e saj që mori menjëherë vëmendjen.
E bija 14-vjeçarja shfaqet e veshur me një fustan të gjatë, ndërsa fotografitë kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë komentuar edhe për ngjashmërinë e saj me të ëmën.
Postimi i Inva Mulës ka marrë mijëra pëlqime dhe komente, ku shumë ndjekës kanë shprehur vlerësime dhe komplimente për vajzën e saj.



