Në studion e Top Albania Radio-s që sot është zhvendosur në shtëpinë më të famshme e të vëzhguar në vend, Miri vazhdoi me përgjigjet e pyetjeve të dy moderatorëve, Brikenës dhe Mateos, me të cilin nuk munguan “fërkimet”.

Mateo e pyeti se sa mendon se është favorizuar nga banorët që i ka njohur edhe jashtë, një pyetje që duket se nuk i pëlqeu shumë Mirit.
“Banorët që nuk kanë patur shokë para se të futeshin, këtu e kanë treguar se nuk e kanë patur problem këtë. Ti Mateo je shembull.

Mua nuk më ka favorizuar asnjë nga banorët që kam njohur jashtë. Me asnjë nga ata që ti aludon, nuk kam bërë asnjë strategji paraprake për të qenë në lojë”.
Brikena: Sa finalistë mendon se do të jenë?
Miri dha numrin 5, fillimisht duke e lidhur me pjesën se ky eshtë edicioni i pestë i formatit.

Brikena: Emrat? Cili do të jetë i pari?

Të parin, Miri përmendi veten e tij duke shpresuar të jetë emri i shpallur të martën. Ndërkaq ka edhe dy emra të tjerë:

Selin ose Rogert.