Të ftuar në emisionin “Top Fare” këtë javë në Top Albania Radio me Anxhelo Shkrelin dhe Julian Hurdhën kanë qenë Xhulio Radi dhe Baleandro Islami. Tema kryesore e diskutimit ka qenë në lidhje me fitimet e influencerave në vendin tonë dhe se sa të vërteta janë shifrat që qarkullojnë.
Çmimet që diskutohen janë mjaft të larta duke nisur nga 2000 euro dhe deri në 10 mijë, por pyejta është se ku gjenden gjithë këto lekë që marrin influencer? Xhulio, ekspert marketingu shpjegoi se:
Pareto principle është një princip matematikor ose statistikor që tregon se 20% e inputeve japin 80% të outputeve. Kjo do të thotë se 20% e influencerave i bëjnë këto lekë por 80% tjetër…
A kemi ne një tipar dallues si treg që mund ta dallojmë kur një person që i përket këtij 80% gënjen? Baleandro, krijues kontenti u përgjigj duke thënë:
Ndonjëherë ka të bëjë edhe me pjesën e marketingut që ti do t’i bësh vetes. Nuk është asnjëherë gabim që t’i ti vendosësh vetes një çmim dhe të shikosh se kush e ha karremin. Ka shumë biznese sot kur ti thua 6000 euro por dikush e merr për të mirëqenë dikush jo. Ndonjëherë kjo mund të jetë. Unë personalisht nuk e bëj këtë.
Duke qenë se Baleandro punon në një kompani marketingu, për të 4000 euro apo 6000 euro në muaj a janë të besueshme?
Të besueshme nuk janë por që ndodhin dhe që ka kompani ose biznese që i paguajnë po ka. Kjo është e sigurtë sepse çdo njeri e shet imazhin e tij në një formë të caktuar.

