Bashkëshortja e Princit Harry, Meghan Markle ka publikuar një fotografi të rrallë së bashku me dy fëmijët.
Dukesha e Sussex bëri një postim në llogarinë e saj zyrtare në “Instagram” për të promovuar brendin e saj.
E veçanta e këtij postimi ishte se ajo pozoi me fëmijët e saj, por duke u siguruar që të mos zbulojë portretin e tyre.
Meghan duket se është tejet strikte kur bëhet fjalë për të ruajtur privatësinë e fëmijëve.
Megjithatë, një detaj që vërehet te vogëlushët është se dy kanë flokë të kuqe sikurse babai i tyre.
“Çdo ditë është një histori dashurie”, shkruhet bashkëngjitur këtij postimi që menjëherë është pëlqyer nga fansat dhe kanë komentuar.



