Moderatorja sportive, Eva Murati, ka marrë një vëmendje të madhe një ditë më parë për shkak të disa deklaratave të forta që ka bërë për dasmën e ish-partnerit të saj, Genar Topalli me modelen e njohur, Cindy Marina.
Përdoruesit e rrjeteve sociale apo edhe personazhe të njohur kanë komentuar deklaratat e Evës, të cilat u bënë menjëherë virale në rrjet.
Sipërmarrësja Olta Sheta, teksa ishte e ftuar dje në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, u shpreh se këto deklarata janë ‘nga ato mesazhet e rëndomta të xhelozisë’.
Sipas saj, nëse e ka bërë për të fituar audiencë apo vëmendje, është një mënyrë shumë e shëmtuar. Olta komentoi gjithashtu edhe faktin që Eva ka përmendur fondet publike, duke thënë se edhe në kohën kur ajo ishte e lidhur me Genarin, Jozefina Topalli ka qenë pjesë e politikës.
“Është mesazh xhelozie, nga ato mesazhet e rëndomta të xhelozisë që mund të bëjë një femër për një femër tjetër. E sidomos në ditën më të shenjtë të dasmës. Ajo është një histori e përfunduar, ç’rëndësi ka sa vite ka zgjatur ajo histori, ai kapak është mbyllur. Nëse Genari, siç ka thënë Eva pak a shumë se është ai që e ngacmon, do kishte mbajtur Evën nuk do preferonte Cindy-n. Këto ndodhin për femrat që kanë një smirë dhe nuk duan të shikojnë të tjerët të lumtur. E fatkeqësisht shumica e femrave në Shqipëri janë kështu, nuk kënaqen me lumturinë e tjetrit dhe duan t’a përbaltin atë vajzë në ditë më të bukur. Për çfarë, për audiencë, për vëmendje? Që të fitosh në këtë mënyrë audiencë, është shumë e shëmtuar. Nuk i bën mirë Evës mendoj.
Më e bukura ishte justifikimi i Evës që thothë rashë në kurthin e gazetarëve, pasi hedh gjithë atë helm. Vetëm kurth nuk ishte. Fjalët i ka thënë vetë Eva, nuk i kam thënë unë se i ka thënë Eva dhe kanë shkuar gojë pas goje. I ka thënë vetë, nuk ishte pjesë kurthi. Ajo nuk ka ditur si të justifikohej. Eva kujtoi fondet, se kur është njohur me Genarin, Jozefina nuk ka qenë pjesë e politikës, u bë pas ndarjes së Evës pjesë e politikës. Domethënë janë ca veprime fëminore që një femër 30 vjeçe… E di sa ka si puna e Evës në Tiranë”, u shpreh Olta Sheta.