“She’s On Air” është një emision radiofonik në trajtën e një “reality show”, që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja; të guximshme, të sinqerta, të papërmbajtura dhe të vetëdijshme për fuqinë e tyre. Gjashtë vajza me karaktere të ndryshme nga njëra-tjetra, por të gjitha të vërteta, hapin zemrën për të folur për gjithçka që ndodh rreth tyre.

E ftuar këtë javë nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati. Ajo ka ndarë me dëgjuesit detaje nga jeta e saj si dhe nga eksperienca televizive që ka pasur si moderatore në emisionin “Goca dhe Gra”.

Kur u pyet nëse janë meshkujt shqiptarë romantikë Loredana shpjegoi se:

Ka disa djem në Shqipëri që janë romantikë, por janë shumë pak. Pjesa tjetër mendoj se janë romantikë vetëm duke dërguar lule. Në Shqipëri po mungon shumë romanticiteti i vërtetë. Që do të thotë se romanca, një histori dashurie e vërtetë po bëhen gjithmonë dhe më e rrallë. Njerëzit e kanë mendjen vetëm tek lluksi, tek bota e Instagram-t dhe jo të jetojnë një histori dashurie të vërtetë. Unë këtë dua, të jetoj një histori dashurie unike. 

Më tej shtoi:

Të bëj krahasimin midis Italisë dhe Shqipërisë, di të them se sipas meje italianët janë pak më romantikë, besojnë akoma pak më shumë te dashuria. Këtu më duket sikur po humbet fare. Më vjen shumë keq që e them këtë.