Moderatores së njohur, Einxhel Shkira, i ka mbetur edhe pak kohë që të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Ajo dhe partneri, Arbër Gumnishta, do të bëhen prindër të një djali.

E teksa ky moment po afron, duket se Einxhel sa vjen e bëhet më nostalgjike për ditët e para kur kuptoi se ishte në pritje të ëmbël.

Ditën e djeshme, Shkira ka vendosur që ndajë me fansat një kolazh fotosh ku duket së bashku me Dj Dagz në ditë kur zbuluan se do të bëheshin prindër.

 “Sa shpejt fluturon koha kur je e lumtur. Duket si dje kur e zbuluam dhe tani po të presim ty”, ka shkruar ish-banorja e “Big Brother VIP” bashkëngjitur me postimin që u pëlqye shumë nga ndjekësit.

Ndërkohë kujtojmë që moderatorja dhe Dj Dagz u njohën në reality-show-n, “Big Brother Vip”. Einxhel u mundua shumë ta mbante larg syrit të publikut shtatzëninë e saj mirëpo përfundoi duke ndarë çdo moment në rrjetet sociale me ne.

Gjininë e fëmijës Dj dhe moderatorja e zbuluan në një festë të madhe me miq dhe familjarë.

Nuk kanë munguar as rastet gjatë kësaj periudhe ku Einxhel është përplasur me ndjekësit e saj, të cilët janë goxha të interesuar mbi çdo detaj nga pritja e saj e ëmbël.

Disa ditë më parë një ndjekës e pyeti Einxhel për muajin e shtatzënisë, ku ajo u përgjigj:

“Kur vjen puna tek shtatzënia s’më pëlqen të bëj llogari, as plane, as të krijoj pritshmëri sepse nuk është në dorën tonë dhe kështu ka qenë gjatë gjithë shtatzënisë, kam jetuar ditë pas dite pa bërë llogari. Pra kështu do të vazhdojë të jetë deri në fund, kurdo qoftë fundi.”