E ftuara e parë në premierën e “Live me Luizin” është Alketa Vejsiu, e cila së fundmi ka zbardhur edhe detaje në lidhje me aspektin financiar në Festivalin e Këngës.
Në edicionin që ajo ishte prezantuese dhe autore, Vejsiu shprehet se nuk ka marrë asnjë pagesë, madje i është dashur të gjejë të ardhura.
“Duhet një sistem votash i ndershëm dhe transparent, siç u vota Shkodra Elektronike. Unë një cent nuk e kam pranuar. Nuk doja të përfshihesha në gjëra të tilla.
Unë me gjëra që kanë lidhje me fondet publike nuk merrem. Më mirë marr kredi në bankë, më mirë më merr më shumë kohë dhe e bëj me paratë e punës sime, se fitoj nga disa burime të ardhurash unë. Unë në festivalin e madh nuk kam marrë asnjë pagesë.
E kam bërë pa pagesë, nga taksat e shqiptarëve nuk kam marrë asnjë lek. Zero lekë, nuk kisha pagesë atëherë. Madje gjeta para nga sponsorët që të vinin artistë ndërkombëtare. Kjo është arritje”, u shpreh Alketa.
