Princ Harry dhe Meghan Markle janë fotografuar së fundmi në Montecito, teksa ata po festonin ditëlindjen e Dukeshës.

Duka dhe Dukesha e Sussex-it shfaqen me humor të mirë dhe të qeshur. Paparacët i kapën mat teksa dilnin një restorant italian, i preferuari i të famshmëve, përfshirë Kourtney Kardashian dhe Ellen DeGeneres.

Kjo është dalja e tyre e parë në publik së bashku, që kur kanë nisur spekulimet se martesa e tyre ishte në krizë.

Ndërkohë Meghan, e cila sot mbush 42 vjeç, dukej magjepse e veshur me një fustan “Posse” bardh e zi pa rripa. “Daily Mail” shkruan se fustani ka çmimin 188 paund dhe e kishte kombinuar me një çantë “Cult Gaia” e sandale të sheshta, të zeza.

Nga ana tjetër, Princ Harry u shfaq me një këmishë blu dhe pantallona të bardha.