Vëllai i Kiara Titos, Ryan, feston sot ditëlindjen. Moderatorja e njohur përmes një postimi në “Instastory” ka zbuluar se ai mbush 12 vjeç.
Moderatorja e njohur ka publikuar një fotografi ku shfaqet e përqafuar me të vëllain dhe krahas kësaj poze ka bërë edhe urimin e veçantë për të:
“Ti je pjesa më e bukur e jetës time. Jam shumë me fat që të kam vëlla. Të uroj një ditëlindje të mrekullueshme”.
Edhe pse kanë disa vite diferencë me njëri-tjetrin, Kiara ka zbuluar herë pas here se çfarë raporti ka me vëllain e saj.